Mësimdhënësit

Klasa

Nxënësit e talentuar

Fëmijët e talentuar janë ata fëmijë, të cilët identifikohen nga eksperti si posaçërisht të aftë për të arritura të mëdha. Për t’i arritur mundësitë e veta dhe për të dhënë kontribut maksimal për vetën dhe shoqërinë, ata fëmijë kanë nevojë për programe të diferencuara dhe për shërbime arsimore, të cilat dukshëm tejkalojnë atë që ofron programi i rregullt shkollor.

Arsimimi krijues dhe roli i mësimdhënësit

Detyra e nxënësve është mësojnë. Për të mësuar ata tërhiqen nga lënda interesante, dëshira për sukses, lëvdatat e mësimdhënësve dhe të prindërve, shpërblimet, frika nga mësimdhënësit apo prindërit, dëshira për t’u afirmuar dhe për të vazhduar shkollimin.

Aftësimi

Njohuritë e mësimdhënies

Cilat njohuri dhe veti të mësimdhënësit janë të nevojshme për mësimdhënie të efektshme? Sipas librit të Kris Kiriakout  (Chris Kyriacou) për një mësimdhënie të suksesshme, mësimdhënësit do të duhej të kenë dhe të zhvillojnë njohuri për mësimdhënie. Autori thotë: "Për të qenë mësimdhënës i suksesshëm do të thotë të dish se si dhe me çka t’i nxitësh nxënësit për të mësuar".

Hapat për fillimin e projektit bashkëpunues në internet

Projektet bashkëpunuese në internet janë projekte që bashkërisht udhëhiqen nga grupi i mësimdhënësve. Si shembull i projektit global bashkëpunues është Wikipedia. Projektet bashkëpunuese përmes internetit përfshijnë mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët punojnë në hulumtimin e problemit të caktuar. Teknologjia e informimit dhe e komunikimit mundëson që pjesëmarrësit të vinë nga vendet e ndryshme dhe të bashkëpunojnë në projekt përmes shërbimeve të internetit.